Mali i Robit - photos
Mali i Robit - photos
Mali i Robit - photos
Mali i Robit - photos

+10

€95,000

Apartament 1+1 në shitje në Golem, Durrës – 57m², 95,000€

Apartament 1+1 Në Montevideo Residence – 50 M Nga Deti | Orientim Lindje | Kati 6

Golem, Mali i Robit, Durrës

1 Dhoma
1 Banjo
57

Pershkrimi i pronës

Ju prezantojmë një apartament 1+1 në Montevideo Residence, një projekt rezidencial modern në një nga zonat më të preferuara të bregdetit të Golemit, Mali i Robit, vetëm rreth 50 metra nga deti. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 57 m², me 51 m² sipërfaqe të brendshme, ndodhet në katin e 6-të dhe ka orientim Lindje. Prona shitet e pamobiluar, duke i dhënë blerësit mundësinë ta arredojë dhe personalizojë sipas stilit dhe nevojave të tij. Pozicioni i saj është ideal, vetëm rreth 50 m nga deti, në një zonë të qetë dhe të gjelbëruar të Mali i Robit, pranë pishave. Apartamenti ka orientim Lindje, duke përfituar nga ndriçimi natyral gjatë orëve të mëngjesit. Pozicionimi në katin e 6-të i jep apartamentit avantazhe në ajrosje, ndriçim dhe privatësi. Montevideo Residence është konceptuar me standarde bashkëkohore dhe përfshin komponentë të markave të njohura, ndër të cilat Vimar, Grohe, Schindler dhe VEKA. Rezidenca ofron gjelbërim, pisha dhe hapësira për relaks, shëtitje dhe aktivitete në natyrë. Apartamenti ofron një organizim praktik dhe funksional me sallon ndenjeje, ambient kuzhine, 1 dhomë gjumi, 1 tualet, hapësira komunikimi dhe ballkon.


Veçori te pronës

  • elevator
  • balconyBallkon

Statistika

Data e publikimit: 17/08/2026Vizita të pronës: 243Çmimi për m2: €1,667


A mund ta blini këtë pronë?

Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Llogaritësi i Kredisë »

Harta


Kontakto

Niko Blloshmi


Dërgoja një miku


Prona të ngjashme