Apartament 1+1 në shitje në Mali i Robit, Durrës – 68m², 165,000€
Apartament për Shitje – Vija e Parë me Detin, Pamje Anësore – Mali i Robit
7
€165,000.00
Mali i Robit, Durrës
1 Dhoma
1 Banjo
68
Pershkrimi i pronës
Ky apartament ndodhet në katin e dytë të një ndërtese moderne, vija e parë me detin, me pamje anësore, duke ofruar ajër të freskët detar dhe një pozicion shumë të favorshëm si për banim, ashtu edhe për investim. Prona është e vendosur në një nga zonat më të kërkuara dhe më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj, shumë pranë vijës bregdetare dhe faciliteteve kryesore të zonës. Apartamenti përbëhet nga korridori hyrës, dhoma e ndenjes, dhoma e gjumit, tualeti dhe një mini ballkon. Prona ka ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës. Sipërfaqe neto 56.6 m², sipërfaqe e përbashkët 11.1 m², sipërfaqe bruto 67.7 m². Pallat i vitit 2026. Ky apartament përbën një mundësi shumë të mirë investimi, falë pozicionit pranë detit dhe kërkesës së lartë për qira sezonale në këtë zonë. Apartamenti është plotësisht i mobiluar.
Veçori te pronës
Ballkon
Statistika
Data e publikimit: 12/05/2026Vizita të pronës: 161Çmimi për m2: €2,426.47
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni