Hamallaj - photos
Hamallaj - photos
Hamallaj - photos
Hamallaj - photos
Kontakto per çmimin

Vilë 3+1 në shitje në Turquoise Marina, Durrës – 291m²

Vilë Elitare Për Shitje – Turquoise Marina, Gjiri I Lalzit

Turquoise Marina, Hamallaj, Durrës

3 Dhoma
2 Banjo
291

Pershkrimi i pronës

Century 21 Albania prezanton një vilë ekskluzive në një nga resortet rezidenciale më prestigjioze në Shqipëri, Turquoise Marina, Hamallaj, me pamje të mrekullueshme nga marina dhe një koncept modern jetese që ndërthur luksin, privatësinë dhe natyrën. Kjo pronë është zgjedhja ideale si për banim gjatë gjithë vitit, ashtu edhe për investim afatgjatë në një zonë me potencial të lartë zhvillimi. Të dhënat e pronës: Sipërfaqe fizike: 255 m² Sipërfaqe verande: 35.70 m² Sipërfaqe oborri: 191.81 m² Pamje direkte nga Marina Arkitekturë moderne dhe standarde premium ndërtimi Vila është projektuar për të ofruar komoditet maksimal, me ambiente të bollshme, ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe veranda që krijojnë një lidhje të përkryer mes hapësirave të brendshme dhe oborrit privat. Turquoise Marina është një nga projektet rezidenciale dhe turistike më ambicioze në Shqipëri dhe rajon, i shtrirë në rreth 350,000 m², me një marinë moderne dhe infrastrukturë bashkëkohore. Kompleksi është konceptuar për të ofruar një stil jetese resort gjatë gjithë vitit, duke kombinuar sigurinë, luksin dhe natyrën. Facilitetet e kompleksit përfshijnë marinë moderne për ankorimin e mjeteve lundruese, plazh privat, pishina dhe Aquapark, bare dhe restorante, terrene sportive, ambiente rekreative, korsi biçikletash, shëtitore, hapësira të gjelbëruara, siguri 24/7, parkim të dedikuar për rezidentët dhe administrim profesional. Pozicionuar në Hamallaj, pranë Gjirit të Lalëzit, kompleksi ndodhet vetëm pak minuta nga bregdeti dhe ofron akses të shpejtë me Tiranën, Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" dhe qytetin e Durrësit.


Veçori te pronës

  • gardenLulishte
  • parkingHapsire parkimi

Statistika

Data e publikimit: 18/07/2026Vizita të pronës: 157


A mund ta blini këtë pronë?

Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Llogaritësi i Kredisë »

Harta


Kontakto

Eva Batusha


Dërgoja një miku


Prona të ngjashme