Hotel në shitje në Hamallaj, Durrës – 844m², 1,400,000€
Shitet Godine 4 Kate Per Hotel Me 18 Apartamente + Restorant Parkim Per 15 Makina ,ne Hamallaj 3 Minuta Larg Porto Lalzit!
7
€1,400,000.00
Hamallaj, Durrës
18 Dhoma
18 Banjo
844
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
SHITET GODINË PËR HOTEL NË HAMALLAJ – VETËM 3 MINUTA NGA PORTO LALËZI
Një mundësi e shkëlqyer investimi në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë të bregdetit shqiptar.
Prona ndodhet në Hamallaj, vetëm 900 metra (rreth 3 minuta) nga Porto Lalëzi, në një zonë me kërkesë të lartë për turizëm dhe akomodim.
Karakteristikat e pronës:
Godinë funksionale me 4 kate, e projektuar për aktivitet hotelier.
Kati përdhe:
Restorant
3 apartamente 1+1
1 ambient biznesi (dyqan)
Recepsion
Verandë e madhe për shërbime të ndryshme
Parkim
Oborr dhe truall përreth objektit
Katet 2, 3 dhe 4:
5 apartamente në secilin kat
Në total:
14 apartamente 1+1
4 studio apartamente
Objekti është pjesërisht i investuar, ku dy katet e para janë të kompletuara dhe funksionale, ndërsa pjesa tjetër ofron mundësi për t'u përfunduar sipas konceptit dhe standardeve të investitorit.
Kjo pronë përfaqëson një mundësi ideale për investim në sektorin e hotelerisë, falë pozicionit strategjik pranë Porto Lalëzit dhe Gjirit të Lalëzit, një zonë që ka njohur zhvillim të jashtëzakonshëm vitet e fundit dhe vazhdon të ketë rritje të fortë të turizmit dhe kërkesës për akomodim.
Një investim me potencial të lartë për të ardhura dhe rritje të vlerës në të ardhmen.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Statistika
Data e publikimit: 10/07/2026Vizita të pronës: 160Çmimi për m2: €1,658.77
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni