Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+17
Vilë për Shitje Pranë Gjirit të Lalëzit!
Gjiri i Lalëzit, Hamallaj, Durrës
Ofrohet për shitje vilë komode dhe funksionale, e pozicionuar në Rrotull Hamallaj, shumë pranë Gjirit të Lalëzit, Durrës. Prona ofron qetësi, ajër të pastër dhe privatësi, ideale për banim familjar ose shtëpi pushimi. Të dhënat e pronës: sipërfaqe totale ndërtimi 151.5 m², sipërfaqe oborri 315 m², sipërfaqe totale parcele 372 m². Organizimi i vilës: kati përdhe 57 m² me sallon, kuzhinë dhe ngrënie me dalje në verandë dhe oborr; kati i parë 64.8 m² me dhoma gjumi dhe tualet; verandë në katin përdhe 23.75 m²; verandë në katin e parë 6 m² me pamje të hapur. Ambienti i jashtëm përfshin oborr të bollshëm të përshtatshëm për relaks, gjelbërim, kënd lojërash dhe BBQ. Prona ndodhet në një zonë të qetë vilash dhe rezidencash të reja, pak minuta nga plazhi, me akses të mirë drejt Tiranës dhe Durrësit. Viti i ndërtimit: 2024/02. Karakteristika të listuara: e mobiluar, garazh, parkim dhe pishinë.
Data e publikimit: 07/05/2026Vizita të pronës: 335Çmimi për m2: €2,318
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni