Apartament 1+1 në shitje në Golem, Durrës – 50m², 69,860€
Filluan Shitjet Ne Liam 2 Residence, Golem!
14
€69,860.00
Golem, Durrës
1 Dhoma
1 Banjo
50
Pershkrimi i pronës
Ju prezantojm LIAM 2 Residence, një projekt rezidencial modern në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar, në Golem, vetëm rreth 350 metra nga plazhi me rërë.
LIAM 2 Residence është konceptuar për të ofruar një kombinim të harmonizuar mes komfortit modern, cilësisë së ndërtimit, funksionalitetit dhe një lokacioni strategjik pranë detit. Projekti përfaqëson fazën e dytë të zhvillimit LIAM, duke vijuar konceptin e rezidencës LIAM 1, e pozicionuar në afërsi të drejtpërdrejtë.
Rezidenca ofron një përzgjedhje apartamentesh me organizime të ndryshme, nga studio dhe apartamente 1+1, 2+1, duke iu përshtatur nevojave të ndryshme për banim, pushime apo investim.
Karakteristikat e rezidencës përfshijnë pozicionim rreth 350 m nga deti, arkitekturë moderne, pishinë për rezidentët, fitness center, parkim nëntokësor, ashensorë modernë, ambiente të përbashkëta të mirëorganizuara dhe mundësi për blerje të parkimit në garazhin nëntokësor.
Pozicioni i LIAM 2 Residence e bën projektin të përshtatshëm për banim sezonal, pushime pranë detit, banim gjatë gjithë vitit, investim dhe dhënie me qira afatshkurtra gjatë sezonit turistik. Golemi ofron plazhe me rërë, shëtitore, restorante, bare, supermarkete dhe shërbime të përditshme.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Qasje për karrocë
Statistika
Data e publikimit: 05/10/2026Vizita të pronës: 2Çmimi për m2: €1,397.20
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni