Apartament 1+1 në shitje në Golem, Durrës – 55m², 89,500€
Shitet Apartament 1+1 + Post Parkimi në Golem – Vetëm 89.500 € !
6
€89,500.00
Golem, Durrës
1 Dhoma
1 Banjo
55
Pershkrimi i pronës
Në një nga zonat më të preferuara të Golemit, shumë pranë detit, ofrohet për shitje një apartament komod 1+1, i pozicionuar në katin e 5-të të një pallati të mirëadministruar. Apartamenti ka orientim Lindje, duke përfituar ndriçim natyral gjatë gjithë paradites dhe një atmosferë të ngrohtë e të këndshme për banim. Prona organizohet në sallon së bashku me ambientin e gatimit, një dhomë gjumi, tualet dhe ballkon, duke ofruar hapësira funksionale dhe komode për jetesë apo pushime. Një vlerë e shtuar e kësaj prone është posti i parkimit privat në katin -1, i përfshirë në çmim, duke garantuar komoditet dhe siguri maksimale. Vendndodhja strategjike, pranë vijës bregdetare dhe faciliteteve kryesore të zonës, e bën këtë apartament një mundësi ideale si për banim, ashtu edhe për investim me potencial të lartë qiradhënieje gjatë sezonit turistik. Zona e Golemit vazhdon të jetë ndër më të kërkuarat në bregdetin shqiptar për investime në pasuri të paluajtshme. Çmimi: 89.500 €. Golem, pranë detit. 1 Dhomë gjumi. Post parkimi në katin -1. Pozicionuar ne Katin 5. Orientim Lindje. Një mundësi e shkëlqyer për të pasur shtëpinë tuaj pranë detit ose për një investim të sigurt dhe fitimprurës. Per me teper informacion apo nje vizite ne prone ju lutem kontaktoni!
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Ballkon
Statistika
Data e publikimit: 19/06/2026Vizita të pronës: 181Çmimi për m2: €1,627.27
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni