Century 21 Roy Durres
Golem - photos
Golem - photos
Golem - photos
Golem - photos

+17

€950,000

Hotel në shitje në Fafa, Durrës – 700m², 950,000€

Exclusive!! Shitet Apart-hotel Ne GOLEM,100 Metra Larg Detit!!!!

Fafa, Golem, Durrës

15 Dhoma
14 Banjo
700
Ka certifikatë pronësie

Pershkrimi i pronës

Ofrohet për shitje një mundësi shumë e mirë investimi në Golem – apart-hotel funksional, i pozicionuar në katin 0 të një pallati, në një nga zonat më të frekuentuara bregdetare, vetëm 100 metra larg detit. Prona është në gjendje pune dhe operon si apart-hotel, e përshtatshme si për vazhdim aktiviteti turistik, ashtu edhe si investim me kthim të menjëhershëm. Kompleksi përbëhet nga: * 13 garsoniere, secila me verandën e vet * 1 apartament 1+1 * 1 ambient shërbimi/depo, i cili aktualisht përdoret si lavanderi dhe magazinim Çdo apartament është i pajisur me: * kuzhinë gatimi të kompletuar * tualet privat * kondicioner * mobilim funksional * verandë për relaks dhe përdorim të përditshëm Vetëm pak minuta në këmbë nga bregdeti, me akses të lehtë në plazh, restorante, bare, markete dhe të gjitha shërbimet që ofron zona. Për shkak të pozicionit dhe organizimit të saj, prona është shumë e përshtatshme për aktivitet hotelerie, Airbnb, booking afatshkurtër ose si investim për të ardhura sezonale dhe vjetore. Një mundësi ideale për këdo që kërkon të investojë në bregdet, në një pronë funksionale, të mirëmbajtur dhe në një zonë me kërkesë të lartë turistike. Për më shumë informacion, detaje mbi pronën ose për të organizuar një vizitë, me kontaktoni.


Statistika

Data e publikimit: 02/06/2026Vizita të pronës: 263Çmimi për m2: €1,357


A mund ta blini këtë pronë?

Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Llogaritësi i Kredisë »

Harta



Dërgoja një miku


Prona të ngjashme