Gjirin e Lalzit - photos
Gjirin e Lalzit - photos
Gjirin e Lalzit - photos
Gjirin e Lalzit - photos

+2

€350,000

Vilë 3+1 në shitje në Gjirin e Lalzit, Durrës – 204m², 350,000€

Ofroj për shitje Vilë në Gjirin e Lalzit!

Gjirin e Lalzit, Durrës

3 Dhoma
3 Banjo
204
Ka certifikatë pronësie

Pershkrimi i pronës

Shes Vile në ndërtim në Gjirin e Lalzit – Një mundësi e shkëlqyer për jetesë moderne dhe komode. Për ata që kërkojnë një vend të qetë dhe të bukur, vetëm 850m larg bregdetit, ofroj kete vile e cila eshte pjesë e një kompleksi rezidencial me organizim shumë të mirë dhe kushte moderne jetese. Vila ka një sipërfaqe toke prej 630 m², me një sipërfaqe ndërtimi prej 204 m², e ndarë në dy kate, duke ofruar hapësirë të bollshme për jetesë. Kati i parë: Hapsirat janë të organizuara në mënyrë funksionale, ku ndodhen një dhomë ndenje e gjerë dhe kuzhina, gjithashtu një tualet për vizitorët. Ky kat ofron mundësi të shkëlqyer për aktivitete ditore me drite dhe diell falë dritareve dopio xham me alumin plastik, të cilat garantojnë një izolim të shkëlqyer dhe ndihmojnë në menaxhimin e temperaturës brenda shtëpisë. Kati i dytë: Ky kat ofron tre dhoma gjumi dhe dy tualet, lavanderi. Ky organizim siguron privatësi dhe komoditet për të gjithë banorët e shtëpisë, duke krijuar një atmosferë të qetë për pushim dhe relaksim. Sipërfaqe e madhe e tokës: Me 650 m² tokë, kjo vilë ofron mundësi për ndërtimin e një pishine private, një kopësht të bukur ose një hapësirë tjetër të jashtme që mund të përshtatet sipas dëshirave tuaja. Cilesia e ajrit: Zona është e njohur për cilësinë e pastër të ajrit dhe për ambientin e qetë dhe të sigurt, duke e bërë atë të përshtatshme për ata që kërkojnë një jetë të qetë dhe të shëndetshme. Dorrezimi i ndërtimit: Vilat do të jenë të gatshme për t'u dorëzuar për banim brenda Dhjetorit 2025, duke siguruar që çdo detaj të jetë përmbushur. Kushtet e ndërtimit: Dritaret janë të pajisura me dopio xham dhe material alumin plastik, duke ofruar cilësi dhe qëndrueshmëri. Orientimi i vilave është i favorshëm, duke mundësuar dritë natyrale të bollshme dhe ngrohje natyrale gjatë pjesës më të madhe të ditës. Dokumentacioni i prones: Rezidenca eshte me leje ndertimore te rregullt.


Statistika

Data e publikimit: 18/07/2026Vizita të pronës: 352Çmimi për m2: €1,716


A mund ta blini këtë pronë?

Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Llogaritësi i Kredisë »

Harta



Dërgoja një miku


Prona të ngjashme