Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+7
Apartament 1+1 Për Shitje , Durrës Tower
Durrës Tower, Durrës
Me teknologjinë antisizmike japoneze, për herë të parë në vend, këto 4 kulla rezidenciale përfaqësojnë modernitetin, sigurinë dhe vizionin e së ardhmes. I pozicionuar në një nga zonat më strategjike të Durrësit, projekti lidh në një pikë të vetme detin, qendrën e qytetit dhe infrastrukturën kryesore të rajonit. Projekti Durres Tower përbëhet nga kulla rezidenciale moderne, të konceptuara për të ofruar një standard të lartë jetese përmes arkitekturës bashkëkohore, organizimit funksional dhe një pozicionimi që garanton akses të shpejtë në pikat kryesore të qytetit dhe më gjerë. Fasadë moderne me xhama premium, lartësi kati 3.4 metra, orientim i studiuar për ndriçim natyral maksimal, hapësira të bollshme dhe veranda me pamje panoramike. Struktura përfshin sistem izolimi sizmik hibrid të implementuar nga inxhinierë japonezë, rezistencë të projektuar deri në 9 ballë të shkallës Rihter dhe standarde Eurocode për siguri dhe zjarrmbrojtje. Në Durres Tower ofrohen pagesa me këste të strukturuara dhe mundësi financimi bankar pa kolateral.
Data e publikimit: 26/10/2026Vizita të pronës: 150
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

