Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+2
Rezidenca Narea - Apartament Premium Per Shitje , Mundesi Pagese Me Keste!
Durrës
Rezidenca Narea – Ikonë Arkitekturore dhe Investim Elitar. Rezidenca Narea përfaqëson një nga zhvillimet më të veçanta rezidenciale, ku arkitektura futuriste ndërthuret me natyrën dhe luksin modern. Projekti dallohet për formën e tij ikonike organike, me linja të harkuara dhe fasada të gjelbëruara vertikalisht. E pozicionuar në një ambient të hapur dhe pranë detit, rezidenca ofron një kombinim mes qetësisë natyrore dhe jetesës urbane. Struktura përbëhet nga 16 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, të dedikuara për parkim dhe infrastrukturë shërbimi. Apartamenti disponon sipërfaqe bruto 55.40 m², sipërfaqe ballkoni 13.80 m², sipërfaqe të përbashkët 16.10 m² dhe sipërfaqe totale 85.30 m². Hapësirat e përbashkëta përfshijnë pishina dhe ambiente rekreative. Rezidenca ofron poste parkimi nëntokë me çmim fillestar prej 20,000 €. Skema e pagesës: 30% në nënshkrimin e kontratës, 60% në 6 këste nga 10% çdo 5 muaj, 5% në momentin e dorëzimit të çelësave dhe 5% në përfundim me pajisjen me certifikatë pronësie. Afati i përfundimit është 36 muaj.
Data e publikimit: 28/10/2026Vizita të pronës: 31Çmimi për m2: €2,609
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni