Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+2
Rezidenca Narea - Apartament Premium Per Shitje , Mundesi Pagese Me Keste!
Durrës
Rezidenca Narea – Ikonë Arkitekturore dhe Investim Elitar. Rezidenca Narea përfaqëson një nga zhvillimet më të veçanta rezidenciale, ku arkitektura futuriste ndërthuret me natyrën dhe luksin modern. Projekti dallohet për formën e tij ikonike organike, me linja të harkuara dhe fasada të gjelbëruara vertikalisht, duke krijuar një identitet unik dhe menjëherë të dallueshëm në treg. E pozicionuar në një ambient të hapur dhe pranë detit, rezidenca ofron një kombinim të rrallë mes qetësisë natyrore dhe jetesës urbane. Struktura përbëhet nga 16 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, ku këto të fundit janë të dedikuara për parkim dhe infrastrukturë shërbimi. Apartamenti disponon sipërfaqe bruto 54.90 m², sipërfaqe ballkoni 13.80 m², sipërfaqe të përbashkët 15.90 m² dhe sipërfaqe totale 84.60 m². Arkitektura është konceptuar për të maksimizuar dritën natyrale, hapësirat e gjelbra dhe privatësinë. Hapësirat e përbashkëta janë të dizajnuara si zona relaksi me standard resorti, përfshirë pishina dhe ambiente rekreative. Skema e pagesës përfshin 30% në nënshkrimin e kontratës, 60% në 6 këste nga 10% çdo 5 muaj, 5% në momentin e dorëzimit të çelësave dhe 5% në përfundim me pajisjen me certifikatë pronësie. Afati i përfundimit është 36 muaj. Rezervimi është 1% me afat pritjeje 1 muaj.
Data e publikimit: 28/10/2026Vizita të pronës: 43Çmimi për m2: €2,538
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni