Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+9
Shitet Apartament 2+1 Me Pamje Nga Deti I Rikonceptuar Ne 2 Apartamente
Durrës
Shitet apartament 2+1 me pamje nga deti, i investuar dhe i organizuar në dy apartamente funksionale: apartament 1+1 dhe studio. Kjo ndarje ofron fleksibilitet si për banim, ashtu edhe për investim dhe përfitim nga qiraja. Apartamenti karakterizohet nga pamja e bukur e detit, materialet cilësore dhe investimet e kryera me kujdes, duke i kushtuar rëndësi të veçantë komfortit, izolimit dhe funksionalitetit. Karakteristikat dhe investimet e kryera: Dritare me profile alumini; xham triplex për izolim termik dhe akustik; banakë kuarci në kuzhinë dhe ambientet e tualetit; grila elektrike me rrotullim; rrjete elektrike dhe hidraulike tërësisht të rinovuara; kondicionerë Mitsubishi; izolim akustik në murin ndarës mes dy njësive; dhe izolim shtesë në murin e jashtëm rreth dritares së dhomës së gjumit në apartamentin 1+1. Organizimi në dy njësi të veçanta mundëson banim personal, dhënien me qira të njërës njësi ose shfrytëzimin e të dyjave për qëllime investimi.
Data e publikimit: 14/10/2026Vizita të pronës: 88Çmimi për m2: €2,100
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

