Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+9
Shitet Apartament 2+1 Me Pamje Nga Deti I Rikonceptuar Ne 2 Apartamente
Durrës
Shitet apartament 2+1 me pamje nga deti, i investuar dhe i organizuar në dy apartamente funksionale: apartament 1+1 dhe studio. Kjo ndarje ofron fleksibilitet si për banim, ashtu edhe për investim dhe përfitim nga qiraja. Apartamenti karakterizohet nga pamja e bukur e detit, materialet cilësore dhe investimet e kryera me kujdes, duke i kushtuar rëndësi të veçantë komfortit, izolimit dhe funksionalitetit. Karakteristikat dhe investimet e kryera: Dritare me profile alumini, xham triplex për izolim termik dhe akustik, banakë kuarci në kuzhinë dhe ambientet e tualetit, grila elektrike me rrotullim, rrjete elektrike dhe hidraulike tërësisht të rinovuara me materiale të markave italiane, kondicionerë Mitsubishi, izolim akustik në murin ndarës mes dy njësive dhe izolim shtesë në murin e jashtëm rreth dritares së dhomës së gjumit në apartamentin 1+1. Organizimi në dy njësi të veçanta, një apartament 1+1 dhe një studio, mundëson përdorimin për banim personal, dhënien me qira të njërës njësi ose shfrytëzimin e të dyjave për qëllime investimi.
Data e publikimit: 14/10/2026Vizita të pronës: 12Çmimi për m2: €2,100
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni