Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





Garsoniere Per Shitje Tek "desla Tower" Plazh,durres!
Plazh, Desla Tower, Durrës
DESLA TOWER Rezidenca me e re luksoze në Plazh – Rezervimet janë të hapura! Prezantojmë një projekt modern dhe ekskluziv shumë pranë detit, i projektuar për jetesë cilësore dhe investim afatgjatë. Rezidencë me arkitekturë bashkëkohore, lokacion premium në zonën Plazh pranë detit. Çmimi duke filluar nga 1700€/m². Organizimi i projektit përfshin katin përdhe të dedikuar për dyqane dhe shërbime, 4 kate hotel me potencial të lartë turistik dhe apartamente moderne me standard të lartë ndërtimi. Cilësia e ndërtimit përfshin strukturë antisizmike sipas standardeve moderne, fasadë moderne me izolim termik dhe akustik, dritare cilësore me profil termoizolues, hapësira të përbashkëta të kuruara dhe arkitekturë funksionale, si dhe materiale ndërtimi të përzgjedhura për jetëgjatësi dhe komoditet. Skema fleksibël pagese: 15% me firmosjen e kontratës, 8 këste nga 10% gjatë ndërtimit dhe 5% me marrjen e hipotekës.
Data e publikimit: 22/04/2026Vizita të pronës: 212Çmimi për m2: €1,709
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

