Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni
autostrda tirane durres, Durrës
Shesim kapanon industial në autostradën Tiranë-Durrës! Prona ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, 24 km nga Tirana dhe 12 km nga Durrësi. - Përmbledhje e Objektit: Sipërfaqja e Tokes: 50,882 m² Sipërfaqja e Ndërtesës: 8,922 m² - Infrastruktura dhe Ndërtesa: Sipërfaqe e Asfaltuar: Afërsisht 70% e sipërfaqes totale; pjesa tjetër është lulishte. Rrethim i Objektit: Mur betoni i armuar, 1,280 metra lineare dhe 1.5 metra i lartë, me një strukturë metalike dhe tela me gjemba 2 metra të lartë. Ndriçimi i Jashtëm: 75 llampa LED të fuqisë 110 W secila dhe 4 prozhektorë LED 200 W, të instaluara në vitin 2023. Hyrje dhe Dalje në objekt: Dy hyrje/dalje – një nga autostrada dhe një nga stacioni i trenit, secila me dy gabina të sigurisë. Zyra e Hyrjes Kryesore: 25 m², me sistem kondicionimi. -Sistemët e Sigurisë dhe Ndihmës: Sistemi CCTV: Monitorim 24/7. Furnizimi me Ujë: gjithashtu, depozit kryesore 50,000 litra, dy pompa të fuqishme. Sistemi i Hidranteve të Zjarrit: Furnizim autonom dhe automatik. Sistemi i Alarmit dhe Shuarjes së Zjarrit: Në nenstacion dhe ambiente zyre. Sistemi i Ndihmës: Gjenerator 80 kVA dhe depo uji. -Strukturat dhe Pajisjet e Ndërtesës: Konstruksioni i Ndërtesës: Strukturë metalike e parafabrikuar me panele, ndarë në tri magazina të pavarura. Çatia: E mbuluar me panele dhe panele transparente për ndriçim natyral. Lartësia e Ndërtesës: 12 metra në krye dhe 9 metra në anë; lartësia e ngritjes së ngarkesës është 6.6 metra. Portat: 6 porta me gjerësi 5.4 m dhe lartësi 11 m, dhe katër porta në pjesët anësore. Vinçat Elektrikë: 6 vinça (2 me kapacitet 16 ton dhe 4 me kapacitet 10 ton). -Ndriçimi dhe Klimatizimi: Ndriçimi në Magazinë: 156 llampa 400 W për ndriçim natyral dhe ndriçim për natën. Zyrat e Magazinit: Dy zyra parafabrikate me 15 m² secila, me sistem klimatizimi. Mensa dhe Ambientet Sanitare: 810 x 1205 cm; mensa me sistem kondicionimi dhe tualete me sistem ngrohje. -Nënstacioni dhe Pajisjet Elektrike: Nënstacioni: 515 x 1605 cm, përfshin dhoma UPS, tensioni 20 kV, dhoma transformatorit 800 kVA, dhoma e gjeneratorit 150 kVA, dhe panel i tensionit të ulët. Sistemi i UPS: 20 kVA në dhomën UPS. Sistemi i Zbulimit të Zjarrit: Instalime në nënstacion dhe ambiente zyre. Peshorja Automobilistike: Peshore: 60-80 ton, me sistem matjeje të ri sipas standardeve evropiane të instaluara në vitin 2023. Sipërfaqja e Zyrës së Peshimit: 15 m², me sistem kondicionimi. Sistemi i Sinjalizimit Vizual: Semafor për hyrjen dhe daljen e automjeteve. - Prona disponon Certifikatë pronësie! - Për më shumë detaje na kontaktoni
Data e publikimit: 02/08/2024Vizita të pronës: 54
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni