Ofrojme Per Shitje Vile Te Ndare Ne 4 Apartamente Me Pishine, Prane Villa Pascucci!
28
€1.00
Arapaj, Durrës
4 Dhoma
4 Banjo
290
Pershkrimi i pronës
Vila organizohet në dy kate, ku në secilin kat jane te pozicionuar dy apartamente me shkallë dhe hyrje te perbashket. Vila ofron hapësirë të bollshme per ambiente relaksi, disponon pishine te perbashket dhe gjithashtu hapsire dhe komoditet per parkim. Ambienti eshte i rrethuar me lule dekorative dhe frutore dhe ne pjesen e pasme te tij jane te mbjellura peme ulliri disa vjecare.
Secili nga apartamentet është i organizuar në sallë ndenje me aneks kuzhine, dhomë gjumi, tualet dhe ballkon. I githë ndërtimi është projektuar me arkitekt dhe është mobiluar në detaj me produktet më cilësore të tregut.
Pozicioni i saj është tepër i favorshëm pasi ndodhet në një zonë e cila ka akses direkt për në plazh dhe gjithashtu ka dalje në unazën e qytetit.
• Sipërfaqe neto: 289.76 m²
• Sipërfaqe bruto: 1155 m²
• E përshtatshme për familje të mëdha ose investim për qiradhënie afatshkurtër.
• Disponon dokumentacion të rregullt dhe është e gatshme për shitje.
• Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni!
Veçori te pronës
Alarm
Ballkon
Internet kabllor
TV kabllor
Ngrohje qendrore
Lares enesh
Tharës robash
Lulishte
Ndrohje me gaz
Internet
Mikrovale
Hapsire parkimi
Prone e shërbyer
Lavatrice
Qasje për karrocë
Statistika
Data e publikimit: 08/11/2025Vizita të pronës: 575
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni