FILLUAN SHITJET TEK ADRIA RESIDENCE NE QERRET ! MUNDESI PAGESE ME KESTE !
9
€96,860.00
Qerret, Adria Residence, Durrës
1 Dhoma
1 Banjo
67
Pershkrimi i pronës
Shitet apartament 1+1 tek residenca më e re elitare në Qerret!
Ndërtimi sapo ka nisur dhe ka një afat përfundimtar prej 2 vitesh. Apartamenti ka një sipërfaqe neto prej 57.9 m2 dhe një sipërfaqe totale prej 66.8 m2.
Pagesa e ndarë në 6 këste:
• 30% me nënshkrimin e kontratës.
• 20% pas 6 muajsh.
• 20% pas 6 muajsh të tjerë.
• 20% pas 6 muajsh të tjerë.
• 5% në dorëzimin e pronës.
• 5% në dorëzimin e certifikatës.
Adria Residence është aty ku deti takohet me rehatinë dhe elegancën. E vendosur në një nga zonat më të gjelbra dhe të qeta të Qerretit, vetëm 200 metra nga bregu, me akses të drejtpërdrejtë në plazh përmes rrugës përballë, rezidenca ofron rreth 330 apartamente moderne dhe rreth 200 vende parkimi të dedikuara, një pishinë komunitare, hapësira të gjelbra dhe arkitekturë bashkëkohore.
Me një standard ndërtimi nga më të lartët në treg ku përmenden disa detaje si:
• Beton sipas standardeve antisizmike moderne, me beton të certifikuar C30/37 dhe hekur strukturor B500B.
• Fasadë e ventiluar, një sistem modern që siguron izolim të shkëlqyer termik dhe akustik, mbrojtje nga lagështia, jetëgjatësi dhe një pamje elegante.
• Ngrohje në dysheme - InfraRed Foil System (opsionale), ngrohje e njëtrajtshme me efikasitet të lartë, komoditet të menjëhershëm dhe mirëmbajtje minimale.
• Izolim akustik në mure dhe dysheme: apartamentet ndahen me mure dopio tulle me tre shtresa (tullë / lesh guri / tullë) që sigurojnë izolim zanor të shkëlqyer dhe nënshtresë akustike që redukton ndjeshëm zhurmën e hapave dhe lëvizjeve ndërmjet kateve.
Për më shumë informacione ose një vizitë në pronë na kontaktoni!
Veçori te pronës
Ngrohje qendrore
Hapsire parkimi
Lulishte
Ballkon
Alarm
Internet
Lavatrice
Lares enesh
Tharës robash
TV kabllor
Internet kabllor
Ndrohje me gaz
Recepsion
Qasje për karrocë
Mikrovale
Prone e shërbyer
Meeting Rooms
Kitchen Area
Statistika
Data e publikimit: 06/03/2026Vizita të pronës: 161Çmimi për m2: €1,445.67
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni