Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+5
Shitet Apartament Premium 2+1+2 te Vollga, Durrës – Pamje Panoramike nga Deti
Vollga, Durrës
Në një nga zonat më të kërkuara dhe prestigjioze të Durrësit, te Vollga, ofrohet për shitje një apartament i bollshëm dhe shumë funksional, me një sipërfaqe totale prej 146 m², nga të cilat 132 m² sipërfaqe e brendshme dhe 14 m² sipërfaqe të përbashkëta. Apartamenti ndodhet në katin e 8-të të një pallati të mirëadministruar dhe karakterizohet nga një pamje shumë e bukur dhe e hapur nga deti, duke ofruar dritë natyrale në çdo ambient. Organizimi i apartamentit: -2 dhoma gjumi të bollshme -Sallon i madh dhe i ndriçuar -Dhomë gatimi e veçantë -Dhomë shërbimi/lavanteri e veçantë -2 tualete -3 ballkone. Pallati është shumë mirë i administruar dhe ofron standard të lartë sigurie dhe komoditeti, me: - Roje 24 orë - Sistem kamerash në hyrje dhe ambientet e pallatit - Investim i sigurt - Aktualisht i dhene me Qera. Pozicioni te Vollga, pamja e bukur nga deti, sipërfaqja e konsiderueshme, planimetria funksionale dhe qiraja ekzistuese e bëjnë këtë apartament një zgjedhje ideale si për banim, ashtu edhe për investim.
Data e publikimit: 04/09/2026Vizita të pronës: 179Çmimi për m2: €2,800
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni