Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Olea Residence-dhermi, Shesim Vile
Drymades, Olea Residence, Dhërmi, Vlorë
Ofrojmë për shitje vilë elegante 2-katëshe e pozicionuar në Olea Residence, në Drymades – Dhërmi. Pozicionimi strategjik brenda kompleksit garanton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje të hapur nga deti. Mundësi për ndërtim pishine private. Sipërfaqe bruto: 162.9 m², sipërfaqe banimi: 129.6 m², verandë: 21 m², ballkon: 12.3 m², sipërfaqe trualli: 313 m². Organizimi i brendshëm përfshin sallon ndenjeje, ambient gatimi të veçuar, 3 dhoma gjumi dhe 2 tualete. Vila shitet plotësisht e mobiluar. Rezidenca ofron privatësi të lartë, infrastrukturë të mirëorganizuar, gjelbërim dhe hapësira të sistemuara, parkim privat për çdo vilë, oborre individuale dhe akses në plazh privat. Ka hipotekë: në proces certifikimi.
Data e publikimit: 24/04/2026Vizita të pronës: 485
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni