Hotel në shitje në Mangalem, Berat – 100m², 350,000€
Shesim Hotel, shtëpi antike në lagjen Mangalem, Berat
16
€350,000.00
Mangalem, Berat
4 Dhoma
5 Banjo
100
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Ky hotel i veçantë ndodhet në lagjen Mangalem, të qytetit historik të Beratit dhe ofron një mundësi shumë të mirë investimi. Prona ka një sipërfaqe prej 99.8 m² dhe është e organizuar në 2 kate.
Hoteli përbëhet nga 4 dhoma gjumi secila me tualet, një ambient ndenje i brendshëm dhe një verandë, duke e bërë atë ideal për aktivitet turistik si bujtinë apo hotel boutique. Një nga veçoritë më të bukura të kësaj prone është se është e mobiluar me stil antik pajisje origjinale 200 deri 400 vjecare, një arredim që i shkon për shtat karakterit tradicional të shtëpisë dhe krijon një atmosferë autentike që tërheq turistët.
Prona disponon gjithashtu një verande, i cili ofron hapësirë të këndshme për relaks dhe pamje të bukura për vizitorët.
Detaje të pronës:
• Sipërfaqja neto: 99.8 m²
• Sipërfaqja bruto: 99.8 m²
• Sipërfaqja e ballkonit: 35 m²
• Strukturë: Hotel 2-katësh
• Dhoma gjumi: 4
• Ambient ndenje
• Banjo: 5
• E mobiluar me stil antik që përshtatet me arkitekturën tradicionale
Një pronë shumë e përshtatshme për investim në një nga qytetet më të vizituara turistike në Shqipëri.
Statistika
Data e publikimit: 12/03/2026Vizita të pronës: 570Çmimi për m2: €3,500.00
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni