




+32
Centrale, Zenel Murra, Vlorë
Hotel për Qira Vlorë. Jepet me qera hotel 3-katësh në Vlorë, me sipërfaqe totale 526 m², i pozicionuar në një zonë të qetë dhe lehtësisht të aksesueshme, vetëm 7 minuta nga Lungomare. Objekti përbëhet nga një restorant funksional, 2 apartamente të kompletuara me kuzhinë dhe banjo, dhe 4 garsoniere, secila me banjo më vete. Hoteli është i mobiluar mirë, i gatshëm për shfrytëzim të menjëhershëm dhe përfaqëson një mundësi investimi për aktivitet turistik gjatë gjithë vitit. Pozicioni pranë zonave kryesore turistike e bën pronën të përshtatshme për menaxhim hotelerie ose bujtine.
Data e publikimit: 20/11/2026Vizita të pronës: 92
