Jepet me Qira Ambient Restoranti ose Lounge Bar në Bulevardin Vlorë – Skelë
Vendndodhja: Bulevardi kryesor, Vlorë – zona Skelë
Sipërfaqe: 187 m²
Kati: I parë
Qira mujore: 1,500 €
Çmimi i biznesit (nëse blihet): 30,000 €
Një mundësi unike biznesi në zemër të qytetit të Vlorës! Jepet me qira ambient komercial i përshtatshëm për restorant, lounge bar, ose cocktail bar, me një sipërfaqe totale prej 187 m², pozicionuar në katin e parë të një godine moderne, në një nga zonat më të frekuentuara dhe elitare të qytetit – Bulevardi Vlorë – Skelë.
Karakteristikat kryesore:
Ambjent totalisht i investuar, gati për të filluar punën menjëherë
Fasada e madhe xhami me ekspozim direkt në rrugë kryesore – shumë i dukshëm
Sistem ndriçimi modern, tavane të varura, ventilim dhe ndarje funksionale
Hapsirë për ambient të brendshëm dhe mundësi organizimi të një verande të jashtme
Lokacion premium me qarkullim të lartë gjatë gjithë vitit, sidomos në sezonin turistik
Përfshihet në shitjen e biznesit (nëse blihet):
Mobilim i plotë dhe pajisje profesionale kuzhine dhe bari
Licenca në rregull për aktivitetin
Brandim, klientelë e ngritur,
Ky ambient është ideal për investitorë të rinj ose profesionistë të fushës që kërkojnë të hyjnë menjëherë në treg me një hapësirë gati për përdorim dhe me potencial të lartë fitimi.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutem na kontaktoni.