Rruga Reshat Osmani - photos
Rruga Reshat Osmani - photos
Rruga Reshat Osmani - photos
Rruga Reshat Osmani - photos

+19

€700 /muaj

Apartament 3+1 me qera në Lungomare, Vlorë – 115m², 700€

Apartament - Për Qira - Rruga Reshat Osmani, Vlorë

Lungomare, Rruga Reshat Osmani, Vlorë

3 Dhoma
2 Banjo
115
Ka certifikatë pronësie

Pershkrimi i pronës

Apartament 3+1 për Qira Lungomare, Vlorë. Ofrohet për qira një apartament elegant dhe plotësisht i mobiluar, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe prestigjioze të qytetit të Vlorës, përgjatë Lungomares. Prona ndodhet në katin e katërt të një godine moderne me administrim të rregullt dhe ashensor, duke ofruar standard të lartë jetese dhe akses të lehtë në të gjitha shërbimet. Apartamenti gëzon orientim veri-perëndim, i cili siguron ajrosje natyrale dhe ndriçim të balancuar gjatë gjithë ditës. Falë pozicionimit të tij, prona ofron një pamje të këndshme nga deti, duke krijuar një atmosferë relaksuese dhe komode për banorët. Organizimi i brendshëm është projektuar me kujdes për të garantuar funksionalitet dhe komoditet maksimal. Ambienti i ditës përbëhet nga një sallon i bollshëm dhe një kuzhinë moderne në koncept open space, të mobiluara me stil bashkëkohor dhe të pajisura me të gjitha elektro-shtëpiaket e nevojshme. Është e organizuar në tre dhoma gjumi, të mobiluara plotësisht me arredim cilësor dhe funksional. Të gjitha dhomat, si edhe ambienti i ditës, janë të pajisura me sistem ajri të kondicionuar. Prona disponon dy tualete, të mirëorganizuara dhe funksionale. Gjithashtu, apartamenti përfiton nga dy ballkone, të cilat ofrojnë hapësira të këndshme për relaks, me pamje të hapur dhe ajër të pastër. Vendndodhja e favorshme, vetëm pak metra nga bregdeti dhe Lungomarja, mundëson akses të menjëhershëm në plazh, restorante, kafene, markete, institucione dhe çdo shërbim të nevojshëm për jetesën e përditshme.


Veçori te pronës

  • elevator
  • balconyBallkon
  • central_heatingNgrohje qendrore
  • alarmAlarm

Statistika

Data e publikimit: 15/07/2026Vizita të pronës: 252


Harta


Kontakto

Katerina Kapllani


Dërgoja një miku


Prona të ngjashme