Rruga Mis Durham - photos
Rruga Mis Durham - photos
Rruga Mis Durham - photos
Rruga Mis Durham - photos

+9

€400 /muaj

Apartament 1+1 me qera në Çole, Vlorë – 65m², 400€

Apartament - Për Qira - Rruga Mis Durhan, Vlorë

Çole, Rruga Mis Durham, Vlorë

1 Dhoma
1 Banjo
65

Pershkrimi i pronës

Shtëpi Private 1+1 për Qira Afatgjatë në Çole, Vlorë. Ofrohet për qira afatgjatë një shtëpi private me tipologji 1+1, e pozicionuar në zonën e Çoles, Vlorë, një ndër zonat më të preferuara për banim falë qetësisë, aksesit të lehtë dhe afërsisë me qendrën e qytetit dhe shërbimet kryesore. Prona ka një sipërfaqe totale prej 200 m² dhe 65m2 ndertese, është plotësisht e mobiluar, duke ofruar kushte komode dhe funksionale për një jetesë të rehatshme. Organizimi i brendshëm është praktik dhe i përshtatshëm për individë, çifte ose familje të vogla që kërkojnë privatësi dhe komoditet. Shtëpia përbëhet nga një sallon i bollshëm së bashku me ambientin e gatimit në koncept open space, i mobiluar me kujdes dhe i pajisur me të gjitha elementët bazë të nevojshëm për përdorim të përditshëm. Ambienti përfiton ndriçim natyral, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse. Dhoma e gjumit është komode, e mobiluar dhe e projektuar për të ofruar rehati maksimale, ndërsa tualeti është funksional dhe i mirëmbajtur. Pozicionimi në një shtëpi private garanton më shumë qetësi, privatësi dhe pavarësi në krahasim me banimin në pallat. Zona e Çoles ofron akses të shpejtë në supermarkete, shkolla, farmaci, transport publik, institucione dhe shërbime të tjera të domosdoshme.


Veçori te pronës

  • parkingHapsire parkimi
  • gardenLulishte
  • central_heatingNgrohje qendrore

Statistika

Data e publikimit: 15/07/2026Vizita të pronës: 347


Harta


Kontakto

Katerina Kapllani


Dërgoja një miku


Prona të ngjashme