




+19
Penthouse Ekskluziv Me Qira – Lungomare, Vlorë
Lungomare, Vlorë
Ofrohet me qira një penthouse ekskluziv, i pozicionuar në kodër, në zonën e Lungomares, me pamje panoramike të pakufizuar nga deti. Prona ndodhet në një godinë private, të rrethuar nga natyra dhe gjelbërimi, duke ofruar qetësi, siguri të lartë dhe privatësi maksimale. Dallohet për cilësinë e lartë të ndërtimit, mobilimin luksoz dhe standardet bashkëkohore të komoditetit. Organizimi i brendshëm përfshin sallon ndenjeje të bollshëm, kuzhinë të kompletuar, 3 dhoma gjumi, 3 tualete dhe ambient të veçuar ideal për zyrë ose punë nga shtëpia. Sipërfaqja është 240 m² në katin e 5. Ka izolim termik dhe akustik, vetrata me xham katërfish, sistem kondicionimi Chiller, tendë me elektromotor, sistem alarmi dhe kamera sigurie, ashensor, vend parkimi, depo, internet me shpejtësi të lartë dhe ambient të jashtëm me kopsht. Në çmimin e qirasë përfshihen mirëmbajtja dhe konsumi i ujit, ndërsa energjia elektrike dhe taksat përkatëse nuk përfshihen.
Data e publikimit: 15/10/2026Vizita të pronës: 51