




Jepet me qera Apartament 2+1 ne Xhamllik
Xhamlliku, Tiranë
Jepet me qera apartament 2+1, i sapoinvestuar dhe i pabanuar më parë. Apartamenti ndodhet te Xhamlliku, pranë Postës, në një zonë me akses të menjëhershëm në çdo shërbim. Vetëm pak hapa nga Posta e Xhamllikut, i rrethuar nga supermarkete, shkolla, kopshte dhe çerdhe, si dhe pranë qendrës spitalore universitare të mjekësisë dhe European. Organizimi i brendshëm përfshin sallon dhe kuzhinë në ambient modern open space, dhomë matrimoniale me dalje në ballkon, dhomë të dytë me dy krevate tek dhe dollapë të bollshëm, tualet të kompletuar me makinë larëse dhe ballkon me pamje të hapur. Çdo gjë është e re, me mobilim të sapopërfunduar dhe pajisje si kondicioner, makinë larëse, frigorifer dhe pianurë. Orientimi lejon dritë natyrale gjatë ditës. Çmimi është me lekë.
Data e publikimit: 25/04/2026Vizita të pronës: 282