Century 21 Imperium
Vilat Selitë - photos
Vilat Selitë - photos
Vilat Selitë - photos
Vilat Selitë - photos

+17

€2,000 /muaj

Vilë 3+1 me qera në Selitë, Tiranë – 210m², 2,000€

Jepet me qira vile 2-kateshe ne zonen midis Kristal center dhe kompleksit vilave te Selites

Selitë, Vilat Selitë, Tiranë

3 Dhoma
3 Banjo
210
Ka certifikatë pronësie

Pershkrimi i pronës

Në një nga zonat më të preferuara dhe të qeta të Tiranës, pranë Kristal center dhe kompleksit të vilave të Selitës, jepet me qira një vilë 2-katëshe, qe ofron komoditet, privatësi dhe ambiente të bollshme. Organizimi i pronës: Kati i parë: Verandë e madhe me pamje nga oborri i gjelbëruar; Korridor hyrës; Sallon i bollshëm i organizuar në ambient ndenjeje, ngrënieje dhe kuzhinë; 1 tualet; Dhomë e dedikuar për larje dhe tharje. Kati i dytë: 3 dhoma gjumi, ku njëra ka dalje në ballkon; 2 tualete. Një nga pikat më të veçanta të kësaj vile është veranda panoramike prej 50 m² në tarracë, e cila ofron pamje të hapur mbi të gjithë zonën dhe krijon një ambient ideal për relaks apo organizimin e momenteve me familjen dhe miqtë. Vila është e shtruar plotësisht me parket druri dhe çdo ambient disponon sistemin e vet të kondicionimit, duke garantuar komoditet maksimal në çdo stinë. Prona rrethohet nga një oborr i gjelbëruar dhe ofron 3–4 vende parkimi brenda territorit. Vila ofrohet gjysmë e mobiluar, ndërsa mobilimi i plotë mund të realizohet sipas kërkesës së qiramarrësit kundrejt një qiraje shtesë. Një zgjedhje ideale, duke kombinuar qetësinë, hapësirat funksionale dhe një pozicion strategjik pranë të gjitha shërbimeve kryesore të qytetit. Qira: 2000 €/muaj


Veçori te pronës

  • gardenLulishte
  • parkingHapsire parkimi
  • balconyBallkon
  • dryerTharës robash

Statistika

Data e publikimit: 07/08/2026Vizita të pronës: 160


Harta


Agjenti

Century 21 Imperium

Tauland Lila

Century 21 Imperium

Rruga Llazi Miho, Tiranë


Dërgoja një miku


Prona të ngjashme