Vilat Forest - photos
Vilat Forest - photos
Vilat Forest - photos
Vilat Forest - photos

+20

€4,000 /muaj

Vilë 4+1 me qera në Liqeni i Thatë, Tiranë – 336m², 4,000€

Vilë - Për Qira - Vilat Forest, Tiranë

Liqeni i Thatë, Vilat Forest, Tiranë

4 Dhoma
5 Banjo
336

Pershkrimi i pronës

VILË MODERNE ME QIRA NË FOREST RESIDENCE LIQENI I THATË, TIRANË Disponojmë për qira një vilë të re, të sapoinvestuar dhe të arreduar me cilësi shumë të lartë, e pozicionuar në një nga rezidencat më të kërkuara Forest Residence, në zonën elitare të Liqenit të Thatë. Kjo vilë e bashkëngjitur, me 3 kate mbi tokë dhe një strukturë tërësisht të dedikuar për komoditet dhe funksionalitet, ofron një standard jetese të lartë, ideale për familje që kërkojnë privatësi, siguri dhe afërsi me natyrën, pa u shkëputur nga qyteti. Informacion mbi Pronën: Tipologjia: Vilë e bashkëngjitur (4 kate) Statusi: Ndërtim i ri, viti 2024 Sipërfaqe banimi: 336 m² Sipërfaqe verande: 44 m² Sipërfaqe e jashtme (oborr privat): 400 m² Organizimi i Vilës: Kati -1: Garazh i mbyllur për 4 automjete; Dhomë teknike Kati 0: Ambient ndenjeje i bollshëm; Kuzhinë inkaso me ishull qendror dhe dritare; 1 tualet Kati 1: 2 dhoma gjumi me tualete en-suite; Garderobë e dedikuar; Dhomë lavanderie Kati 2: 2 dhoma gjumi me tualete en-suite; Garderobë e veçantë për çdo dhomë Karakteristika Teknike & Cilësi Ndërtimi: Investim i ri premium; Arkitekturë bashkëkohore; Elektroshtëpiake të nivelit të lartë (inkaso), përfshirë lavastovilje dhe tharëse; Kuzhinë inkaso moderne; Parket cilësor; Tavane gipsi me ndriçim LED; Vetrata termo-akustike; Grila elektrike; Sistem kondicionimi qendror Mitsubishi Chiller A+++; Sistem kamerash sigurie në hyrje. Avantazhe Lokacioni: Rezidencë elitare me akses të kontrolluar; Siguri 24/7; Afërsi me Liqenin Artificial dhe zonat rekreative; Distancë e shkurtër me Tiranën e Re dhe Unazën e Madhe. Çmimi i qirasë është NETO.


Veçori te pronës

  • parkingHapsire parkimi
  • gardenLulishte
  • dishwasherLares enesh
  • dryerTharës robash

Statistika

Data e publikimit: 14/05/2026Vizita të pronës: 427



Dërgoja një miku


Prona të ngjashme