Jepet me qira një apartament modern 2+1, i pozicionuar në zonën e kërkuar të Astirit, pranë Unazës së Re. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 76 m² dhe ofron një organizim shumë funksional, ideal për një jetesë komode.
Organizohet në:
- Dhomë ndenje së bashku me kuzhinën
- 2 dhoma gjumi
- 1 tualet
Apartamenti është i mobiluar totalisht me mobilim të ri dhe nuk është banuar më parë, duke ofruar komoditet maksimal dhe ambiente të freskëta për banim.
Ndodhet në një zonë me akses të shpejtë në rrugët kryesore, pranë faciliteteve të ndryshme si markete, shkolla dhe transport publik.
Çmimi: 70.000 lekë/muaj
Një mundësi ideale për familje ose individë që kërkojnë cilësi dhe komoditet në një zonë të zhvilluar të Tiranës!