Apartament 3+1+3 me qira në një nga rezidencat elitare në Lundër, pranë TEG. Ndodhet në katin e 3-të të një godine rezidenciale. Apartamenti është i organizuar në një sallon të bollshëm me kuzhinën e gatimit, tre dhoma gjumi, gardërobë, 3 tualete, 4 ballkone me pamje të lire. Apartamenti ju ofron hapësira të bollshme, mobilim bashkohor, qetësi dhe është i përshtatshëm për një familje me 5 anëtare. Rezidenca ofron poste parkimi për banorët resident. Hyrja dhe dalja në rezidencë monitorohet me kamera dhe roje sigurie. I lirë për banim nga muaji Janar. Preferohen klientë familjar ose të huaj. Për më tepër informacion ju ftojmë të na kontaktoni!