



Jepet Me Qira Penthouse 3+1+2 Ne Zone Rezidenciale Prane Teg 2,000 € /muaj
Teg, Tiranë
Në një nga rezidencat më të preferuara pranë TEG, vetëm 1 minutë në këmbë nga qendra tregtare TEG, ofrohet me qira një penthouse elegant, i mobiluar plotësisht dhe i organizuar për të ofruar komoditet, hapësirë dhe cilësi jetese. Karakteristikat e pronës: - Kati i katërt dhe i fundit - 160 m² sipërfaqe e brendshme - 40 m² verandë - Ballkone dhe hapësira të tjera të jashtme - 3 dhoma gjumi - 2 tualete - Ambient ndenjeje me kuzhinë dhe hapësirë ngrënieje - Një dhomë shtesë, e përshtatshme për studio, zyrë ose hapësirë multifunksionale -2 poste parkimi - Mobilim i plotë Avantazhet e Sunrise Residence: Rezidenca ofron një koncept jetese që ndërthur komoditetin urban me relaksin dhe gjelbërimin. Banorët kanë në dispozicion kundrejt pagesave - Pishinë verore - Palestër - Longue- bar -Sallon beauty -wellnes Ambientet e gjelbëruara me pemë dhe bimësi, të dedikuar për shëtitje dhe relaks të banorëve, jane nje nga pikat me te forta te kesaj rezidence Një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një banesë të bollshme, me ambiente të jashtme dhe akses të menjëhershëm në shërbimet kryesore dhe lidhje direkte me autostraden dhe unazen lindore Disponueshmëria: 05 dhjetor 2026 Cmimi 2000eu Per cdo informacion apo nje vizite ne prone ju lutem na kontaktoni EAST153269
Data e publikimit: 03/11/2026Vizita të pronës: 61