




+2
Jepet Vilë me Qira në "Sunrise Residence", pranë TEG
Qendra Tregtare Teg, Sunrise Residence, Tiranë
Vila ndodhet vetëm pak metra nga qendra tregtare TEG, brenda një kompleksi rezidencial si "Sunrise Residence" i njohur për cilësi të lartë në ndërtim dhe administrim. Residenca ofron një stil jetese luksoz dhe të qetë, mes vilave dhe apartamenteve, duke përfshirë të gjitha shërbimet e nevojshme përreth. Vila ka një sipërfaqe ndërtimi prej 431 m² dhe një truall prej 219 m², Organizimi i saj përfshin: • Kati -1: lavanderi, depo dhe garazh për dy makina • Kati 0: ambient ngrënie/gatim, dhomë ndenjeje, verandë dhe tualet • Kati 1: tre dhoma gjumi, dy tualete dhe tre ballkone • Kati 2: studio/dhomë gjumi, dy veranda dhe një tualet • Vila disponon sistem paneli diellor i cili furnizon plotesisht vilen me energji. Në cmim përfshihet dhe tatimi mbi burim. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, më kontaktoni!
Data e publikimit: 20/02/2026Vizita të pronës: 403