Bar Restaurant me qera në Stadiumi Dinamo, Tiranë – 160m², 3,000€
Jepet Me Qira Restorant Peshku – Tek Stadiumi Dinamo
4
€3,000.00 /muaj
Stadiumi Dinamo, Tiranë
3 Dhoma
1 Banjo
160
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Ofrohet për qira një restorant peshku me emër të konsoliduar në treg, i pozicionuar pranë Stadiumi Dinamo, në një nga zonat më të frekuentuara dhe premium për bizneset e gastronomisë në Tiranë. Ambienti ndodhet në katin përdhe të një godine 5-katëshe, në rrugë dytësore me akses shumë të mirë dhe qarkullim të lartë klientësh. Zona karakterizohet nga prania e institucioneve shtetërore dhe private, bizneseve elitare dhe rezidencave cilësore – një kombinim perfekt që garanton fluks të vazhdueshëm dhe klientelë të përzgjedhur. Një biznes i ndërtuar me sukses ndër vite, me reputacion shumë të mirë në zonë dhe klientelë besnike. Restoranti ofron 10 tavolina me përmasa të ndryshme, sallë pritjeje private, të investuar rishtazi – ideale për evente dhe festa familjare, verandë relaksuese për qëndrim komod, fasadë të madhe xhami që siguron ndriçim natyral maksimal, ambient totalisht të arreduar dhe në gjendje pune. Kuzhinë profesionale e kompletuar, e pajisur me të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme për përpunimin dhe gatimin e produkteve të peshkut – gati për operim të menjëhershëm pa investime shtesë. Me vite eksperiencë si biznes i suksesshëm, emër të mirë në treg dhe klientelë të konsoliduar, kjo pronë përfaqëson një mundësi reale për fitim të garantuar për çdo sipërmarrës në fushën e kuzhinës së peshkut. (fotot janë ilustruese)!
Veçori te pronës
Ballkon
Hapsire parkimi
Ngrohje qendrore
Lares enesh
Kitchen Area
Recepsion
Qasje për karrocë
Internet
Statistika
Data e publikimit: 17/04/2026Vizita të pronës: 301