




+2
Apartament 1+1 me qira pranë SPAK, godinë e re!
Spak, Tiranë
Japim me qira apartament 1+1 në një nga zonat më të favorshme të Tiranës, pranë SPAK! Apartamenti ndodhet në katin e 2-të banim, në një godinë të re 7-katëshe. Ka një sipërfaqe prej 66 m² dhe karakterizohet nga kubaturë shumë e rregullt, organizim funksional dhe ndriçim i mirë. Prona ofrohet me mobilim krejtësisht të ri, komod dhe të gatshëm për banim. Apartamenti do të plotësohet edhe me gjërat që mungojnë në foto (TV, perde dhe kënd). Çmimi është në lekë. Karakteristikat e pronës: 66 m² sipërfaqe; kati i 2-të banim; godinë e re, e sapo përfunduar; mobilim krejtësisht i ri; kubaturë e rregullt dhe organizim funksional; mundësi për post parkimi me çmim ekstra; akses i shpejtë në Unazën e Madhe dhe Unazën e Vogël; 15-20 minuta në këmbë nga qendra e Tiranës. Një zgjedhje ideale për individë ose çifte që kërkojnë një apartament të ri, të mobiluar dhe me pozicion strategjik në Tiranë.
Data e publikimit: 22/09/2026Vizita të pronës: 20