Vilë 3+1 me qera në Fresk, Tiranë – 220m², 2,000€ – Qesarak
Vilë - Për Qira - Qesarak, Tiranë
31
€2,000.00 /muaj
Fresk, Rruga Sotir Caci, Tiranë
3 Dhoma
3 Banjo
220
Pershkrimi i pronës
Vilë me Qira | Fresk, Rruga Sotir Caci (pranë Auto Kalaja)
Informacion i Përgjithshëm
* Vendndodhja: Fresk, Rruga Sotir Caci, pranë Auto Kalaja
* Sipërfaqe ndërtimi: 220 m²
* Sipërfaqe trualli: 1,000 m²
* Orientimi: Lindje, Perëndim, Veri dhe Jug
* Vilë me 2 kate banimi + 1 kat garazh
* Jepet totalisht e mobiluar
* Destinacion: Vetëm për banim
* Preferohen klientë seriozë dhe afatgjatë
Organizimi:
Kati përdhe
* Ambient ndenjeje (me oxhak natyral funksional)
* Zonë ngrënieje
* Kuzhinë e veçuar (me dalje në pjesën e pasme të vilës, ideale për ajrosje dhe ambient barbeque)
* Tualet
* Paratualet
* Ambient lavanderie
* Korridor
* Dy ballkone
Kati i parë
* Dhomë matrimoniale (me tualet privat dhe ballkon)
* Dhomë e fëmijëve (me ballkon)
* Dhomë gjumi
* Tualet
* Paratualet
* Korridor (me ballkon)
Pajisje & Komoditete
* Oxhak natyral funksional, i lidhur me sistemin e ngrohjes së gjithë vilës gjatë dimrit
* Kondicioner në çdo ambient
* Kuzhinë e pajisur me të gjitha elektroshtepiaket
* Lavastovilje
* Ambient i dedikuar për lavatriçen dhe lavanderinë
* Çati, e cila garanton freski gjatë verës dhe izolim termik gjatë dimrit
* Pus uji (24 orë ujë)
* Akses direkt nga rruga kryesore
Ambienti i Jashtëm
* Truall prej 1,000 m² sipërfaqe
* Oborr i gjelbëruar dhe i mirëmbajtur
* Ambient barbeque
* Garazh (me kapacitet për 2 automjete)
* Një post parkimi shtesë përpara garazhit
Mirëmbajtja e oborrit dhe e gjelbërimit do të jetë përgjegjësi e qiramarrësit.
Vendndodhja & Avantazhet
Vila ndodhet në një zonë të qetë dhe të preferuar të Freskut, me akses të drejtpërdrejtë në rrugën kryesore. Pozicioni i saj ofron privatësi, qetësi dhe njëkohësisht afërsi me qytetin dhe të gjitha shërbimet e nevojshme.
Falë orientimit në të katër drejtimet, ambienteve të bollshme dhe truallit prej 1,000 m², kjo pronë ofron kushte ideale për një jetesë komode familjare gjatë gjithë vitit.
Çmimi i Qirasë: €2,000/muaj (neto). Për klientë seriozë dhe kontrata afatgjata, çmimi është i diskutueshëm.
Për më shumë informacion apo vizitë në pronë, jeni të ftuar të më kontaktoni.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Ballkon
Lulishte
Lares enesh
Statistika
Data e publikimit: 07/08/2026Vizita të pronës: 142