AMBIENT KOMERCIAL PËR QIRA - 200m², NË ZEMËR TË BLLOKUT!
8
€3,100.00 /muaj
Blloku, Rruga Sami Frashëri, Tiranë
1 Dhoma
2 Banjo
200
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Ambient komercial për qira në Bllok, pranë restorant 'Juvenilja' tek rruga Sami Frashëri. Në zonën më të frekuentuar dhe elitare të Tiranës.
Njësia është e pozicionuar në rrugë kryesore, me akses të drejtpërdrejtë nga trotuari. Ndodhet pak e ulur nga niveli i trotuarit, me hyrje përmes disa shkallëve. Vizibilitet i mirë nga rruga, edhe pse nuk disponon fasadë xhami në një nivel të njëjtë me rrugën.
Organizohet në Open-Space dhe mund të përdoret për aktivitete të ndryshme shërbimi ose biznesi. Mund të cilësojmë disa: qendër estetike, klinikë, zyra shërbimesh, studio yoga/pilates, qendër kursesh, magazinë/depo etj.
► Karakteristikat Kryesore
● Sipërfaqja: 200 m²
● Organizimi: kryesisht Open Space, fleksibël për çdo lloj aktiviteti
● Lartësia e brendshme: 2.3 – 2.5 metra
● Akses: hyrje direkte për kalimtarët nga rruga kryesore
► Gjendja dhe Pajisjet
● Ambienti është në gjendje shumë të mirë dhe gati për përshtatje sipas aktivitetit
● Sistemi i aspirimit dhe kondicionimit mund të instalohet sipas kërkesës së qiramarrësit
► Ky ambient përfaqëson një mundësi unike në treg për çdo aktivitet që kërkon një hapësirë të madhe, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.
► Çmimi është 3'100€ NETO
Për më tepër informacion, apo një vizitë në pronë, më kontaktoni!