Apartament 2+1 me qera në Blloku, Tiranë – 110m², 1,200€
9
€1,200.00 /muaj
Blloku, Rruga Pjetër Budi, Tiranë
2 Dhoma
2 Banjo
110
Pershkrimi i pronës
Ofrohet për qira një apartament i tipologjise 2+1+2, i vendosur në zemër të Tiranës, në zonën prestigjioze të Bllokut, në rrugën Pjeter Bogdani.
Apartamenti ndodhet në katin e 7-të të një pallati të mirëadministruar me ashensor, duke garantuar ndriçim të bollshëm natyral dhe një ambient të qetë për banim.
Organizimi i brendshëm është funksional , duke përfshirë një sallon të hapur dhe të bollshëm së bashku me këndin e kuzhinës, dy dhoma gjumi komode, dy tualete dhe një ballkon.
Prona është e mobiluar dhe e investuar me standarde cilësore, e pajisur me sistem kondicionimi dhe elektroshtepiake moderne. Kuzhina është plotësisht funksionale dhe e kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme, përfshirë lavastovilien, duke e bërë apartamentin gati për banim të menjëhershëm.
Zgjedhje ideale për individë apo familje që kërkojnë stil, komoditet dhe një lokacion premium.
Çmimi: 1200€/muaj (bruto)
Statistika
Data e publikimit: 04/05/2026Vizita të pronës: 175