



+8
Apartament 2+1 Smart Home me qira - Rruga Naim Frashëri, pranë Rrugës së Ambasadave
Rruga e Ambasadave, Rruga Naim Frashëri, Tiranë
Jepet me qira apartament 2+1, i pozicionuar në Rrugën Naim Frashëri, pranë zonës së Rrugës së Ambasadave, në një pallat të ri, në katin e 1-rë. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 83.16 m² dhe është i arreduar dhe mobiluar me shumë kujdes deri në detaje, duke kombinuar komoditetin, teknologjinë Smart Home dhe një nivel të lartë sigurie. Organizohet në sallon me ambient gatimi, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkon. Apartamenti ofron një paketë të plotë Smart Home & Security, ku përfshihen: sistem alarmi ndaj zjarrit dhe rrjedhjeve të ujit, sistem alarmi sigurie, drita emergjence, ndriçim Smart, zile me kamera, citofoni Smart me mundësi përgjigjeje nga telefoni dhe hapjeje në distancë të derës kryesore të pallatit, si dhe sistem UPS për pajisjet e internetit me autonomi mbi 3 orë në rast ndërprerjeje të energjisë elektrike. Në çmim përfshihet edhe 1 post parkimi në pallat. Çmimi: 1100 €/muaj, përfshirë taksën. Prona ofrohet vetëm për klientë të huaj dhe është veçanërisht e përshtatshme për diplomatë, staf të kompanive ndërkombëtare apo profesionistë të huaj që kërkojnë një standard të lartë banimi në një zonë qendrore të Tiranës.
Data e publikimit: 09/10/2026Vizita të pronës: 108