Ky duplex modern, i vendosur në një nga zonat më të qeta të Tiranës, ofron një ambient të qetë dhe të relaksuar, larg zhurmës dhe smogut të qytetit. I rrethuar nga gjelbërimi, ndërtesa është e sigurt dhe e mbikëqyrur nga kamera dhe kompani sigurie 24 orë. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 178m2, me një sallon të madh që hapet drejt verandës, një aneks për gatim dhe ngrenie, tre dhoma gjumi (dy prej të cilave ka dalje në ballkon), tre tualete, dhe një garazh 30m2 të përshtatshëm për parkimin e dy mjeteve. Shtëpia është e pajisur me një sistem qendror ngrohje dhe ftohje (sistem chiller) dhe një sistem për filtrimin e ujit. Orientimi Jug-Lindje garanton ngrohje natyrale dhe dritë gjatë gjithë ditës. Përveç kësaj, ka një oborr të shfrytëzueshëm prej 102m2.