Shitet apartament modern në Kompleksin FZ, Liqeni i Thatë. Ndodhet në katin e katërt të një ndërtese të re dhe ka sipërfaqe 125 m², me orientim Jug-Lindje dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Ambient shumë privat dhe i qetë.
Organizohet në sallon të madh me dalje në ballkon, kuzhinë të integruar me zonë ngrënieje, dy dhoma gjumi, depo/garderobë dhe dy tualete, njëri me dritare. I mobiluar në stil bashkëkohor, me parket druri, ndriçim LED, tavane të varura dhe pajisje elektroshtëpiake cilësore.
Apartamenti është i pajisur me sistem kondicionimi Daikin inverter, dritare termo-akustike triplex dhe rrjet elektrik-hidraulik të ri. Në çmim përfshihen garazh me qepen dhe dy poste parkimi.
Pozicion ideal pranë Liqenit Artificial, me dalje të shpejtë në autostradë.
📞 Për informacion ose vizitë, kontaktoni.
Neom132570