Jepet me Qira Apartament 3+1+2+ Post Parkimi, Residenca Future Home
10
€1,000.00 /muaj
Rruga Fejzi Himzo, Tiranë
3 Dhoma
2 Banjo
114
Pershkrimi i pronës
Jepet me qira apartament modern 3+1+2 me Post Parkimi në zonën e Unazës së Re, rezidenca “Future Home”.
Prona ofrohet plotësisht e arreduar në stil bashkëkohor, me mobilim cilësor, elektroshtepiake moderne dhe organizim funksional të hapësirave. Apartamenti organizohet nga një ambient i bollshëm ndenjeje & kuzhinë, i ndriçuar natyralisht dhe me dalje në ballkon, tre dhoma gjumi, dy tualete njëri prej të cilëve i pozicionuar në dhomën matrimoniale, si dhe dy ballkone.
Apartamenti ndodhet në katin e nëntë, duke ofruar pamje të hapur dhe qetësi, ndërsa rezidenca garanton siguri, privatësi dhe mirëmbajtje të rregullt të ambienteve të përbashkëta.
Në çmimin e qirasë mujore përfshihet edhe një post parkimi.
I disponueshëm nga data 1 Mars.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!
Statistika
Data e publikimit: 29/01/2026Vizita të pronës: 229