



+11
Vile Unike Per Qira Prane Teg | Smart Technology
Pranë Teg, Rruga e Vilave, Tiranë
Vilë luksoze dhe unike, e pozicionuar pranë një rezidence në Rrugën e Vilave, në një nga zonat më të kërkuara me standard të lartë banimi pranë Qendrës Tregtare TEG. Lokacioni ofron qetësi, privatësi dhe akses të shpejtë në shërbimet dhe facilitetet kryesore të zonës. Vila shtrihet në tre kate dhe ka sipërfaqe totale 350 m², nga të cilat 300 m² janë sipërfaqe e brendshme. Është konceptuar me ambiente të bollshme, organizim funksional dhe teknologji moderne Smart Home. Kati i parë përbëhet nga ambient ndenjeje, kuzhinë e integruar, një dhomë gjumi dhe një tualet. Ka gjithashtu ballkon me dalje direkte në oborr. Kati i dytë përfshin një dhomë gjumi master me garderobë dhe tualet privat, si edhe dy dhoma gjumi të tjera dhe një tualet të përbashkët. Kati zero përfshin një dhomë gjumi, ambient ndenjeje me kuzhinë, tualet funksional, depo dhe dhomë mirëmbajtjeje. Në këtë nivel ndodhet edhe një tualet shtesë, aktualisht jofunksional. Smart Home mundëson kontrollin e ndriçimit përmes aplikacionit, hapjen dhe mbylljen në distancë të dritareve dhe menaxhimin e sistemit muzikor. Prona ka sistem kamerash sigurie, sistem audio dhe dy poste parkimi. Ndodhet në një rezidencë ekskluzive pranë TEG.
Data e publikimit: 12/11/2026Vizita të pronës: 48
