



+14
Jepet me Qira, Vilë Elegante 3-Katëshe pranë TEG
Teg, Rruga e Vilave, Tiranë
Jepet me qira një vilë e mirëmbajtur dhe plotësisht funksionale, e pozicionuar brenda një rezidence të sigurt me shërbim sigurie 24/7, vetëm 2 minuta larg Qendrës Tregtare TEG. Sipërfaqja e brendshme është 200 m² dhe sipërfaqja totale 335 m². Në katin përdhe ka sallon të madh ndenjeje me oxhak funksional, kuzhinë të kompletuar me dalje direkte në verandë, tualet dite dhe zonë lavanterie. Kati i parë ka 2 dhoma gjumi, secila me ballkon privat, dhe 1 tualet të përbashkët. Kati i dytë (papafingo) ka një dhomë multifunksionale që mund të përdoret si dhomë gjumi, studio ose zyrë, një tualet dhe ballkon me pamje nga rezidenca. Prona është e mobiluar plotësisht dhe ka 2 vende parkimi në oborrin privat, verandë me gjelbërim dhe hapësirë relaksi, depozitë uji 5,000 litra, sistem filtrimi uji, multisplit dhe kondicioner në çdo dhomë. Ka hipotekë. Qiraja është 1,750 €/muaj.
Data e publikimit: 02/11/2026Vizita të pronës: 29