




+11
Vilë - Për Qira - Rruga e Vilave, Tiranë
Teg, Rruga e Vilave, Tiranë
Vilë me qira 3 kate në zonën e TEG. Vilë me sipërfaqe totale 330 m², e organizuar në 3 kate. Në katin 0 ndodhen 1 dhomë gjumi, një tualet, sallon, kuzhinë dhe lavanderi. Në katin 1 ndodhet ambienti i ndenjes bashkë me oxhakun, ambientin e kuzhinës të veçuar dhe tualetin kryesor, si dhe 1 dhomë gjumi. Në katin 2 ndodhen 3 dhoma gjumi dhe 2 tualete. Në ambientet e vilës është i instaluar sistemi i ngrohjes që mundëson të jetë e ngrohtë në të gjitha hapësirat e shfrytëzueshme. Vila është me ballkone dhe verandë të gjelbëruar për momente qetësie dhe relaksi. Vila është e investuar; punimet e kryera janë cilësore, ka të instaluar sistem smart home, parket druri, izolim akustik dhe termik.
Data e publikimit: 02/11/2026Vizita të pronës: 85

