Një vilë luksoze dhe unike, e pozicionuar pranë një rezidencë në Rrugën e Vilave, në një nga zonat më të kërkuara dhe me standard të lartë banimi pranë Qendrës Tregtare TEG. Lokacioni premium ofron qetësi, privatësi dhe akses të shpejtë në shërbimet, bizneset dhe facilitetet kryesore të zonës.
Vila shtrihet në tre kate dhe është konceptuar për të ofruar një eksperiencë të veçantë jetese, me ambiente të bollshme, organizim funksional dhe teknologji moderne Smart Home.
Kati i parë përbëhet nga një ambient elegant ndenjeje dhe një kuzhinë e integruar. Në këtë nivel ndodhet gjithashtu një dhomë gjumi dhe një tualet. Ambienti plotësohet nga një ballkon me dalje direkte në oborr.
Kati i dytë përfshin një dhomë gjumi master me garderobë dhe tualet privat, dy dhoma gjumi të tjera dhe një tualet të përbashkët.
Kati zero përfshin një dhomë gjumi, një ambient ndenjeje me kuzhinë, një tualet funksional, depo dhe dhomë mirëmbajtjeje. Në këtë nivel ndodhet gjithashtu një tualet shtesë, aktualisht jofunksional.
Vila është e pajisur me teknologji Smart Home për kontrollin e ndriçimit, hapjen dhe mbylljen e dritareve nga distanca dhe menaxhimin e sistemit muzikor. Prona disponon sistem kamerash sigurie, sistem audio dhe dy poste parkimi.