Një vilë luksoze dhe unike, e pozicionuar pranë një rezidence në Rrugën e Vilave, në një nga zonat më të kërkuara dhe me standard të lartë banimi pranë Qendrës Tregtare TEG. Lokacioni premium ofron qetësi, privatësi dhe akses të shpejtë në shërbimet, bizneset dhe facilitetet kryesore të zonës. Vila shtrihet në tre kate dhe është konceptuar për të ofruar një eksperiencë të veçantë jetese, me ambiente të bollshme, organizim funksional dhe teknologji moderne Smart Home. Kati i parë përbëhet nga një ambient elegant ndenjeje dhe një kuzhinë e integruar, një dhomë gjumi, një tualet dhe një ballkon me dalje direkte në oborr. Kati i dytë përfshin një dhomë gjumi master me garderobë dhe tualet privat, dy dhoma gjumi të tjera dhe një tualet të përbashkët. Kati zero përfshin një dhomë gjumi, ambient ndenjeje me kuzhinë, një tualet funksional, depo dhe dhomë mirëmbajtjeje, si edhe një tualet shtesë aktualisht jofunksional. Vila është e pajisur me teknologji Smart Home për kontrollin e ndriçimit, dritareve dhe sistemit muzikor. Prona disponon sistem kamerash sigurie, sistem audio dhe dy poste parkimi. E pozicionuar në një rezidencë ekskluzive pranë TEG, kjo vilë kombinon luksin, hapësirën, privatësinë, teknologjinë dhe një lokacion premium.