Century21 Epidamn
Rruga e Vilave - photos
Rruga e Vilave - photos
Rruga e Vilave - photos
Rruga e Vilave - photos

+19

€1,750 /muaj

Vilë 3+1 me qera në Teg, Tiranë – 200m², 1,750€

Vilë Elegante 3-Katëshe me Qira pranë TEG – Siguri, Komoditet dhe Privatësi

Teg, Rruga e Vilave, Tiranë

3 Dhoma
3 Banjo
200
Ka certifikatë pronësie

Pershkrimi i pronës

Jepet me qira një vilë e mirëmbajtur dhe plotësisht funksionale, e pozicionuar brenda një rezidence të sigurt me shërbim sigurie 24/7, vetëm 2 minuta larg Qendrës Tregtare TEG. Kjo pronë ofron kombinimin ideal të komoditetit, hapësirës dhe privatësisë, duke qenë zgjedhja perfekte për familje që kërkojnë një ambient të qetë dhe cilësor për banim. Sipërfaqe e brendshme: 200 m². Sipërfaqe totale: 335 m². Organizimi: Kati përdhe: sallon i madh ndenjeje me oxhak funksional, kuzhinë e kompletuar me dalje direkte në verandë, tualet dite, zonë lavanterie. Kati i parë: 2 dhoma gjumi, secila me ballkon privat, 1 tualet i përbashkët. Kati i dytë (papafingo): dhomë multifunksionale që mund të përdoret si dhomë gjumi, studio ose zyrë, tualet, ballkon me pamje të bukur nga rezidenca. Karakteristika shtesë: 2 vende parkimi në oborrin privat, verandë me gjelbërim dhe hapësirë relaksi, depozitë uji 5,000 litra, sistem filtrimi uji, multispliter, kondicioner në çdo dhomë, rezidencë e administruar dhe me siguri 24/7. Qira: 1,750 €/muaj. Për çdo informacion apo për një vizitë në pronë, ju lutem na kontaktoni.


Veçori te pronës

  • parkingHapsire parkimi
  • balconyBallkon
  • gardenLulishte
  • kitchen-areaKitchen Area

Statistika

Data e publikimit: 27/06/2026Vizita të pronës: 238


Harta



Dërgoja një miku


Prona të ngjashme