




+25
Vile luksoze me qira praneTEG
Sunrise Residence, Rruga e Vilave, Tiranë
Në një nga rezidencat më ekskluzive dhe të qeta të Tiranës, Sunrise Residence pranë TEG, ofrohet me qira një vilë elegante me arredim neoklasik, e konceptuar për familje që kërkojnë komfort, privatësi dhe standard të lartë jetese. Me hapësira të bollshme, vetrata panoramike, verandë të gjelbëruar dhe mobilim cilësor nga marka prestigjioze, kjo vilë është një kombinim perfekt i elegancës dhe funksionalitetit. Organizimi i vilës: Kati -1: dhomë ndenjeje/fjetjeje multifunksionale, kuzhinë, lavanderi, garazh i mbyllur për 2 automjete, vend parkimi shtesë jashtë vilës. Kati 0: sallon i madh me oxhak dhe bibliotekë të integruar, vetrata të mëdha me pamje nga veranda e gjelbëruar, kuzhinë e veçuar, 1 tualet, 2 veranda. Kati 1: 3 dhoma gjumi, 2 tualete, garderobë, 2 ballkone. Kati i sipërm: studio e pavarur multifunksionale, 2 veranda të mëdha panoramike. Karakteristika të veçanta: arredim neoklasik premium, sistem kondicionimi në çdo ambient, elektroshtepiake dhe pajisje të markave të njohura, depozitë uji 2,000 litra, sistem filtrimi të ujit, panele diellore për eficiencë energjetike, rezidencë e sigurt dhe e administruar. Qira: 3,000 € neto/muaj. Per cdo pyetje apo vizite ne prone ju lutem na kontaktoni.
Data e publikimit: 19/06/2026Vizita të pronës: 230