



+8
Apartament 3+1+2+ Post Parkimi Me Qira – Rruga E Kosovarëve, Tiranë
Rruga e Kosovarëve, Tiranë
APARTAMENT LUKSOZ 3+1+2+ POST PARKIMI ME QIRA – RRUGA E KOSOVARËVE, TIRANË. Në një nga zonat më të preferuara dhe prestigjioze të kryeqytetit, në Rrugën e Kosovarëve, ofrohet me qira një apartament modern, i mobiluar me stil dhe i konceptuar për të garantuar komoditet, funksionalitet dhe një standard të lartë jetese. I pozicionuar në katin e 5-të të një pallati të ri dhe të mirëadministruar, apartamenti karakterizohet nga një organizim shumë i mirë i hapësirave, ambiente të bollshme dhe një arredim bashkëkohor. Organizimi përfshin ambient ndenjeje të kombinuar me zonën e gatimit dhe ngrënies, 3 dhoma gjumi, 2 tualete, gardërobë të dedikuar, ambient lavanderie, korridor shpërndarës dhe 2 ballkone. Apartamenti ofrohet totalisht i mobiluar, me elektro-shtëpiake dhe sistem kondicionimi në çdo ambient. Posti i parkimit ofrohet së bashku me pronën. Rruga e Kosovarëve ndodhet pranë Liqenit Artificial, Parkut të Madh dhe zonës së Bllokut.
Data e publikimit: 19/10/2026Vizita të pronës: 106